Pedofilia klerike, tjetër skandal në Norvegji

Tjetër skandal pedofilia në radhët e klerit katolik del në dritë. Këtë herë një ish-klerik i lartë i Kishës Katolike norvegjeze u rrëfye për një abuzim të kryer prej tij 20 vite më parë.
“Xhorxh Muller ish-klerik i lartë, pranoi se ka kryer marrëdhënie seksuale me një minoren të gjinisë mashkull para më shumë se 20 vjetësh”, deklaroi zëdhënësi i Kishës norvegjeze, Andreas Dingstad.
Dingstad tha më tej se Muller nuk ka abuzuar me të tjera viktima dhe se dyshohet se akti i pedofilisë ka ndodhur gjatë periudhës kur Muller shërbente si prift në Trondheim.