Peisazhe të bëra me..ushqime
Ç`fardo që shikoni në fotografitë e mëposhtme, janë të bëra me ushqime! Fotografi Carl Warner, krijon dhe fotografon, peisazhe të bëra ekskluzivisht nga ushqimi! Rezultati është mbresëlënës. Krijimtaria në shërbim të artit.
Ç`do gjë që tregohet në këto foto mund të gjenden në një kuzhinë!
Pemë të bëra me brokoli, shtigje të bëra nga kimino, male mbresëlënëse me bukë dhe re prej lulelakre!
Kuzhina italiane krijon peizazh. Karocë prej lazanje, mure prej stika pishash, pemë me speca, fshat me djathë kaçkavall.
Efekte tre-dimensionale me gurë, shkëmbinjë me bukë, stalaktite me karrota dhe funi i detit me lulelakër dhe perime të tjera!
Sallamet dhe djathrat krijojnë një peisazh piktoresk dimri.
Pyll me selino dhe brokoli.
Plazh ekzotik me detin e formuar nga fileto salmoni.






