E Martë, 3 Nëntor 2026

Peja-Partizani, çfarë dueli!

Luftë e vërtetë në gjysmëfinalen e dytë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj. Rreth dy orë e gjysëm betejë tek dueli Peja – Partizani, ndërsa në fund të kuqtë kanë fituar 3-1. Në setin e parë gjithçka është zgjidhur në pikët shtesë, teksa Partizani ka fituar 27-25. Partizani vazhdon të luajë mirë dhe fiton edhe setin e dytë 25-20. Madje ka kryesuar në të tretin deri në 2-5.

Peja ka kthyer në lojë edhe ndikuar nga forma e mirë të Gazmend Husajt. Jo vetëm në goditje në pozicionin dy dhe katër, por dhe në bllok. Dhe 25-20. Seti i katërt fiton Partizani pas pikëve shtesë 30-28 dhe 3-1.

Kështu nesër në ora 15:00 finalja për meshkuj Partizani – Tirana, kurse për femra në ora 18:00, Skënderbeu – Drita për t’i dhënë fund edicionit të tretë të Ligës “Gjergj Kastrioti”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›