Pejlin akuzon Obamen
Kandidatja republikane per nenpresidente e SHBA-se Sara Pejlin ka ashpersuar fushaten presidenciale duke akuzuar kandidatin demokrat Barak Obama se ka miqesi me terroristet.Kjo deklarate e Pejlin eshte cilesuar si skandaloze nga senatori i Ilinoisit dhe e afte per te shprehur vullnetin e republikanit Mekkejn per te goditur rivalin demokrat.Ky sulm i Pejlin vjen pas deklarates se stafit te Mekkejn qe e quajti Obamen genjeshtar ndersa dy kandidatet per president ishin te impenjuar ne thirrjet ndaj kongresit dhe votimit te planit fnanciar prej 700 miliard dollaresh.Ka ardhur momenti kur behet e nevojshme te heqesh masken tha Pejlin para mijera mbeshtetesve te vet ne Karson te Kalifornise. Ne kete akuze ndaj Obames Pejlin kishte si pike referimi artikullin e publikuar ne faqet e Nju York Tajms qe analizonte marredheniet mes Obames dhe Bill Ejers nje ish eksponent i nje organizate kunder luftes ne Vietnam e aktualisht profesor ne universitetin e Ilinoisit.