E Diel, 1 Nëntor 2026

Peleshi dënon sulmet masive në Kharkiv: Mbështetje të palëkundur sovranitetit të Ukrainës

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar sot në rrjetet sociale pas valës së fundit të sulmeve masive ndaj disa rajoneve të Ukrainës, duke i cilësuar ato si “shkelje flagrante të ligjeve humanitare ndërkombëtare” dhe një burim tragjedie për civilët e pafajshëm.

Peleshi shprehu trishtimin e thellë për humbjet e jetëve dhe vuajtjet e shkaktuara nga goditjet, ku ndër viktima raportohen gra, fëmijë dhe banorë civilë në zonat e prekura.

“Sulmet masive ndaj qyteteve dhe fshatrave në disa rajone të Ukrainës kanë shkaktuar humbje jete dhe vuajtje të pafajshme për civilët, përfshirë gra dhe fëmijë. Këto goditje përbëjnë shkelje flagrante të ligjeve humanitare dhe ngrenë nevojën për përgjegjshmëri dhe respektim të së drejtës ndërkombëtare,” u shpreh ai.

Peleshi gjithashtu shprehu ngushëllime për viktimat dhe thirrje për përgjegjshmëri ndërkombëtare

“Në këtë moment të vështirë, ngushëllimet shkojnë për familjet e viktimave dhe solidaritet të plotë me popullin ukrainas”, theksoi Peleshi.

Kryetari i Kuvendit u shpreh se Shqipëria mbetet e vendosur dhe e palëkundur në qëndrimin e saj për të mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke ritheksuar të drejtën e këtij vendi për paqe, siguri dhe mbrojtje të popullsisë së tij.

“Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës dhe të drejtës së saj për paqe dhe siguri”, theksoi Peleshi.

/gj.m/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›