E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peleshi lë Bashkinë e Korçës, vendimi pas emërimit si zv/kryeministër

Jep dorëheqjen kryebashkiaku i Korçës, Niko Peleshi, pas emërimit të tij nga Kryesocialisti Edi Rama si zv/kryeministër në qeverinë e re të mazhorancës së majtë. Ndërsa iu drejtua këshilltarëve të Bashkisë Korçë, ai tha vendimi ka qenë i vështirë, por sfida që ka pranuar për të qenë pjese e ekipit të qeverisë Rama është më e madhe.

Peleshi ka falenderuar të gjithë këshilltarët për bashkëpunimin gjatë punës së tij si Kryebashkiak, pavarësisht përkatësive politike.

Dorëheqja e Niko Peleshit nga drejtimi i Bashkisë Korcë vjen 2 ditë para mbledhjes së Parlamentit të ri që do zyrtarizojë kabinetin qeveritar Rama të dalë pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›