E Diel, 1 Nëntor 2026

Peleshi për ndarjen nga jeta të Rexhep Qosjes: Atdhetar i pashoq dhe shkrimtar i pakohë

TIRANË, 23 prill /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja.

“Sot ndoshta mendja më prodhimtare ndër shqiptarë, ndaloi së menduari”, shkroi Peleshi në mesazhin në rrjetet sociale.

“I dhimbshëm lajmi për ndarjen fizike nga jeta të Rexhep Qoses. Një intelektual i përmasave mbarëkombëtare e përtejkombëtare, atdhetar i pashoq dhe shkrimtar i pakohë. I paharruar qofsh përgjithmonë profesor Rexhep Qosja!”, shkruan Peleshi.

Akademik Rexhep Qosja ndërroi jetë sot në moshën 89-vjeçare. Familjarë të tij komunikuan se është kryer edhe varrimi i Rexhep Qosjes, kësaj figure emblematike të kombit shqiptar.

Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›