E Diel, 1 Nëntor 2026

Peleshi takim me deputetët irlandezë, në fokus sfidat e anëtarësimit në BE

TIRANË, 28 prill/ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi gjatë vizitës në Dublin (Irlandë) u prit në një takim nga deputeti Barry Ward dhe anëtarët e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Europian.

Në fokus të takimit ishte shkëmbimi i mendimeve mbi arritjet dhe sfidat e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Gjithashtu në takim u bisedua edhe për vijimin e mbështetjes nga Irlanda, veçanërisht në kuadër të Presidencës së saj të Këshillit të Bashkimit Europian, gjatë periudhës korrik-dhjetor 2026.

“Progresi ynë i dukshëm na jep besim se rruga drejt anëtarësimit është e pakthyeshme”, tha Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

1 nga 6

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›