E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pëllumb Gjoka sërish në Kushtetuese, biznesmeni kërkon shfuqizimin e sekuestros së 390 mijë metra katrorë tokë

Mbledhja e gjyqtarëve kushtetetues ka vendosur të kalojë për shqyrtim një episod tjetër të “Metamorfozës” që do të trajtohet në seancë plenare mbi bazë dokumentash.

Kësaj radhe nuk është ligjshmëria e SKY ECC, një betejë e fituar nga SPAK edhe në Kushtetuese, por çështja e pronave të bllokuara pas arrestimeve të Metamorfozës. Padia ku pretendohet shkelja e Kushtetutës është përcjellë nga Pëllumb Gjoka i cili mbahet i paraburgosur si edhe Kolë Gjoka dhe Shoqëria Imperial Group.

Si palë e interesuar është Prokuroria e Posaçme e cila ka bllokuar gati 390 mijë metra katrorë tokë në zonën e Velipojës nën dyshimet se janë përftuar përmes falsifikimit

Por në padi insistohet se sekuestro preventive duhet shfuqizuar si e papajtueshme me Kushtetutën mes të tjerash me argumentin se rezultojnë të regjistruara në ASHK në emër të një shoqërie dhe të shtetasit Kolë Gjoka. Qëndrimet e SPAK janë bërë publike për këto pasuri në tre shkallët e drejtësisë. Dosja e Metamorfozës midis tyre me të akuzuar Pëllumb Gjokën, ish zyrtarin e policisë Oltion Bistri dhe ish prokurorin Xhevahir Lita por edhe anëtarë të grupit të Bajrave ka kaluar për gjykim disa muaj mbas seancave paraprake.

Top Channel

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›