Pengmarrja e biznesmenit italian, dorëzohet në polici Emiljano Shota
Vetëdorëzohet në komisariatin e Krujës Emiljano Shota, i shumëkërkuari nga drejtësia italiane për akuzën e pengmarrjes së një biznesmeni italian.
Sipas policisë, Emiljano Shota, është pjesë e bandës e cila mori peng biznesmentin Italian Andrea Calevo në Genova të Italisë në fund të dhjetorit 2012 i cili u mbajt peng për 15 ditë rresht duke kërkuar si shpërblim tetë milionë euro.
Policia arrestoi të hënën edhe kushëririn e tij Lorenc Shota, por ai u arratis disa orë më pas nga ambjentet e komisariatit ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e tij.
Prokuroria italiane ka firmosur urdhërarrestin ndërkombëtarë për dy shqiptarët për pengmarrjen e biznesmenit Italian dhe të dy personat ishin në kërkim nga policia shqiptare dhe asaj të Interpolit.