E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pengmarrje në Devoll/ Shoqërohet Alti Nallbati, vëllai i deputetit Bledion Nallbati

Policia e Devollit ka shoqëruar në komisariat tre persona, të akuzar për pengmarrjen e një qytetari me precedent penal nga kjo zonë. Mes të shoqeruarve është Alti Nallbati, vëllai i deputetit demokrat Bledion Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan Çeliku. Tre të shoqëruarit dyshohet se kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu në fshatin Vishocicë, i cili ndodhej në masë arresti shtëpie. I dëmtuari është keqtrajtuar dhe eshte mbajtur i izoluar duke i hequr lirinë në mjediset e banesës së njërit prej autorëve.

Njëri nga të arrestuarit, Trajan Çeliku është një emër i njohur për policinë, pasi më 2 tetor të këtij viti u përfshi në një sherr, ku dhe mbeti i plagosur me thikë. Policia dyshon se aktivitetet e paligjshme kanë qenë shkak i pengmarrjes.

Më 3 maj të këtij viti, Alti Nallbati, së bashku me vëllain e tij deputet u konfliktuan në Bilisht me një shofer kamioni, të cilin e dhunuan teksa po lëviznin në makinë gjatë fushatës elektorale. Deputeti Nallbati u thirr në SPAK të hënën më 27 tetor për këtë ngjarje e cila u kthye ne objekt hetimi pas nga pamjet dukej deputeti dhe i vëllai qe në prezencë të policisë, ngjiten në derën e kamionit për të goditur shoferin.

Forcat e rendit ndaluan asokohe vëllain e deputetit i cili me pas u la në masën detyrim paraqitje ndërsa vetë Bledion Nallbati, nuk u procedua.

Alti Nallbati, së bashku me vëllain e tij deputet më 3 maj u konfliktuan në Bilisht me një shofer kamioni, të cilin e dhunuan. Deputeti Nallbati u paraqit në SPAK më 27 tetor lidhur me këtë ngjarje. Për mediat pretendoi se ishte një sulm politik, edhe pse në pamje shihej teksa, edhe në prezencë të policisë, ngjitet në shkallën e kamionit për të goditur shoferin. Për këtë ngjarje u pranga u vu vëllai i tij, i cili më vonë u la në masën detyrim paraqitje. Deputeti, edhe pse ishte më agresivi, nuk u procedua.

Në foto, vëllai i deputeti Nallbati: 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›