E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peniani, bisedime me komandën e OKB-së

Autoritetet koreano-veriore kanë mbajtur një takim të rrallë me anëtarët e Komandës së Kombeve të Bashkuara, të udhëhequr nga SHBA.

Bisedimet u përqendruan tek cështja e mbytjes së anijes koreano-jugore në muajin mars, për të cilën Seuli akuzon Penianin.

Takimi, i cili zgjati 90 minuta, synonte të hapte rrugën për bisedime në nivele më të larta mes zyrtarëve të hershëm ushtarakë.

Nga takimi nuk është publikuar asnjë detaj. Komanda e OKB-së synon përforcimin e armëpushimit që i dha fund luftës koreane rreth 60 vjet më parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›