E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensionet milionëshe të zyrtarëve të lartë e deputetëve

Share

Pensione me pesë zero dhe që të sigurojnë një jetesë luksi. Ky është shpërblimi i pleqërisë, për ata që mbajnë së paku për një periudhë dy vjeçare një funksion të lartë drejtues zbulon sot gazeta Shqiptarja.com.  Bëhet fjalë për presidentin, kryeministrin, kryetarin e kuvendit, deputetët, ministrat e kabinetit qeveritar, prokurori i përgjithshëm, e shumë e shumë të tjerë.

Gazeta zbulon sot detajet e ligjit per trajtimin financiar të presidentit, kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë.

Në bazë të ligjit nr.8097 P ë r p e n s i o n e t shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit, të gjithë ata që mbajnë një funksion kushtetues përfitojnë një pension që arrin në total deri në 75% për qind të pagës referuese që kanë marrë në një nga këto funksione kushtetuese. Presidenti  merr 187 mijë lekë pension, kryeministri 168 mijë. Nëse vdes ka të drejtë ta marrë edhe bashkëshortja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›