E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pensionistët rrijnë në park e luajnë domino?! Jo të gjithë! Arrestohet 74- vjeçari që shpërndante drogë

Një pensionist 74-vjeçar nga Surbo i Leçes në Itali është arrestuar nga policia me akuzën e posedimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Kanë qenë denoncimet e qytetarëve që kanë vënë policinë në gjurmët e shpërndarësit të moshuar.

Gjatë kontrolleve në banesë atij iu gjetën rreth njëzet doza kokainë, së bashku me gjithçka që duhej për të peshuar dhe përgatitur drogën.

Sipas të dhënave, i moshuari kishte qenë i dënuar me herët për vepra të ndryshme penale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›