Pentagoni pranon nje pjese te pergjegjesive lidhur me incidentin ne kufirin pakistanez

Zyrtaret amerikan te mbrojtjes fajesojne kordinimin e pamjaftueshem nga forcat pakistaneze dhe ato amerikane per sulmin e muajit te kaluar nga forcat e koalicionit qe la te vrare 24 ushtare pakistanez perbri kufirit me Afganistanin.
Zedhenesi i Pentagonit George Little njoftoi gjetjet e ushtrise amerikane lidhur me incidentin.
Hetimet gjeten se forcat amerikane ne baze te informacionit qe kishi ne ate kohe vepruan ne vetmbrojtje dhe me forcen e duhur pasi ndaj tyre u hap zjarr.
Ai tha se oficeret amerikan ndane me pakistanezet harta me informacione te gabuara qe cuan tek keqkuptimi mbi vendndodhjen e posteve ushtarake pakistaneze ne kufi.
Kjo sebashku me boshlleqe te tjera ne informacione rreth aktiviteteve dhe vendndodhjes se njesiteve te te dy paleve kontribuan ne rezultatin tragjik.
Pavaresisht shprehjes se ngushellimeve nga Shtetetet e Bashkuara ndjenjat anti-amerikane ne Pakistan mbeten te larta. Ushtria e fuqishme e vendit refuzoi te merrte pjese ne hetime dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kane sulmuar me qellim postet kufitare.
Islamabadi po ashtu mbylli perfundimisht dy rruge tokesore qe perdor NATO per te derguar furnizime joushtarake ne Afganistan. Incidenti i nentorit vjen pas disa krizave dypaleshe perfshi arrestimin ne Pakistan te nje kontraktori te CIA-s dhe sulmin e fshehte amerikan qe la te vrare udheheqesin e al-Qaides Osama bin Laden ne afersi te kryeqytetit pakistanez Islamabad.
Zyrtaret amerikan te mbrojtjes po i kerkojne ushtrise pakistaneze qe te ndihmojne te kapercejne ate qe e quajne mungese themelore besimi mes dy aleateve nderkohe qe tejkalojne incidentin ne kufi.