E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pepaj, filloi sezonin në ABC Family

Modeli dhe aktori shqiptar, Niko Pepaj, me origjinë nga Shkodra, është paraqitur në serialin televiziv "Bunheads", që transmetohet në kanalin ABC Family. Seriali "Bunheads" është një komedi-dramë dhe ngjarja zhvillohet rreth një shkolle baleti. 

Sezoni i parë i serialit është shfaqur verën që shkoi, ndërsa me sezonin e dytë dimëror u rikthye në ekran këtë javë, me datën 7 janar 2013. Niko është aktori që iu bashkua këtij seriali, ku luan rolin e personazhit me emrin "Jack".      Niko njihet më shumë me rolin e tij në filmin "My Super Psycho Sweet 16", ndërsa është pjesë e kastit edhe në filmin që po xhirohet me titull "Crimson Saints".    Imazhi i Pepaj, shihet në reklama të qendrave tregtare dhe revistave të njohura, në vende të ndryshme të botës. Kohë më parë, ai është shfaqur edhe në videospotin e Selena Gomez, i titulluar "A year without rain". /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›