E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqin vritet polici



Foto Arkiv Një efektiv i Policisë së Qarkut të Elbasanit është vrarë rreth mesnatës në afërsi të fshatit Pajovë të rrethit të Peqinit pasi tentoi të ndalonte disa grabitës të merrnin një transformator.

Sipas të dhënave paraprake, polici është përleshur me dy grabitës, të cilët duke përfituar nga errësira, rreth mesnatës po vidhnin një transformator.

Rrethanat e vrasjes së efektivit të policisë dhe identiteti i tij ende nuk dihen. Ndërkohë, mësohet se forca të shumta policore si dhe krerët e uniformave blu të Qarkut të Elbasanit ndodhen në vendngjarje.

Gjithsesi, policia e Elbasanit ende nuk ka konfirmuar vrasjen e efektivit të saj.
Vrasje
Shkodër, burri vret gruan
Fier, vritet me armë zjarri një 61 vjecar
Fier, gjendet kufoma e një personi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›