E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per Ari Hanin, Greqia ishte plot bereqet

Nga Selaniku, Maksi Panagiotis
Trajneri i Kombetares shqiptare, Ari Han, e ka perfunduar me sukses aventuren njejavore ne Selanik te Greqise, ku ka zhvilluar kontakte me futbollistet shqiptare qe luajne ne ate zone. Trajneri holandez e filloi viziten e tij te punes me lojtarin e Aris te Selanikut, Kristi Vangjelin, te cilin e ndoqi si ne stervitje ashtu edhe ne takimin e fundjaves ndaj Verias. Pasi ndoqi pjeserisht takimin Veria-Aris, u largua drejt Selanikut ku ndoqi kryendeshjen e dites se shtune, PAOK-Olimpiakos, e cila perfundoi ne barazim 1-1, ku duhet thene se skuadra vendase humbi edhe nje penallti. "Une kam shume miq ne Selanik dhe shpesh here vij per pushime me familjen. Me pelqen dhe me qeteson ambienti ketu", u shpreh Ari Han per Albaniasocer.com pas ndeshjes, "Ndoqa nga afer Kristi Vangjelin ne stervitje dhe ne ndeshjen ndaj Veria. Pata nje bisede te gjate me te dhe u takuam disa here, si perpara ndeshjes ashtu edhe pas saj. Fola me trajnerin e tij. Gjithashtu ndoqa edhe nje stervitje te skuadres se portierit Enea Koliqi dhe ndoqa nga afer takimin Iraklis-AEK", vazhdoi Han, i cili u mundua te kontaktonte edhe me futbollistin Alban Bushi, por ai ndodhej per kurim ne Athine. "U interesova edhe per Bushin, por u sinjalizova se ai nuk ishte ne Selanik", vazhdoi trajneri i Kombetares shqiptare.
Ari Han nuk donte te prononcohej dhe te jepte shpjegime te detajuara rreth takimeve dhe opinioneve te tij rreth vizites dhe lojtareve, por ai e konsideroi kete udhetim nje jave te mire pune, ku arriti te konkludonte me sukses udhetimin e tij per te vezhguar futbollistet shqiptare, kandidatet e perfaqesueses. "Fola me ata qe duhet te flisja dhe mora ato informata qe me interesonin, per te cilat kisha ardhur. Nuk kam deshire te hyj ne detaje, sepse bisedat ishin te parat qe zhvillova me lojtaret dhe kryesisht ishte nje prezantim dhe njohje e pare midis paleve, ku them se spikati pozitiviteti. Per mua ishte nje jave shume e suksesshme pune ne Selanik", perfundoi prononcimin e tij trajneri i perfaqesueses shqiptare, holandezi Ari Han. Pas qendrimit te tij ne Selanik dhe Greqi, Han do te kthehet ne Shtutgart dhe pritet te filloje ekspediten e tij disaditore per te ndjekur lojtaret shqiptare ne Bundesligen gjermane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›