E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për arsimin, politikën e identitetin

Profesori, Ali Pajaziti, këtyre ditëve nxori nga shtypi librin “Culturological Studies: Education, politics, identity” (Studime kulturologjike: Arsimi, politika, identiteti).

Libri i Pajazitit paraqet një përmbledhje shkrimesh e kumtesash, të prezantuara në konferenca të ndryshme vendore e ndërkombëtare, që paraqesin një trajtim shkencor të ndryshimeve e të fenomeneve në kohë e hapësirë nga një perspektivë sociologjike, kulturologjike e antropologjike.

Libri përfshin një gamë të gjerë temash, që nga bashkëjetesa ndëretnike, arsimi-shoqëria e informacionit - Procesi i Bolonjës, mësimbesimi-shekullarizmi, rinia universitare-politika-etika, çështjet identitare në botën e globalizuar, neootomanizmi, fondacionet tradicionale në epokën postmoderne, një trajtim sociologjik të poezisë së Pejanit, e deri te subjektet aktuale, si etno-urbanizimi à la “Shkupi 2014”.

Në fakt, ligjërata e librit mund të përfaqësojë një vegël për leximin e një pjese të lëvizjeve dhe ribërjeve në arenën kulturore-sociale, si ndihmë të gjithë atyre që duan të kapin ritmin në një rendi vendor e global të (de)kontekstualizuar çdo ditë.

Trajtimet e këtyre punimeve shkencore nuk janë vetëm teorike, sepse ngërthejnë një konstrukt të pasur empirik-kuantitativ, tabela, grafikone e fotografi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›