Për herë të parë, pas 16 vitesh, Gjermania me një Kancelar të ri

Për herë të parë, pas 16 vitesh, Gjermania do të ketë një Kancelar të ri. Bëhet fjalë për Olaf Scholz, kandidati Social-Demokrat, i cili zyrtarisht do të drejtojë vendin pas Angela Merkel. Kjo ka ardhur pas arritjes së marrëveshjes me partitë e tjera të koalicionit, që ishte i domosdoshëm për krijimin e qeverisë së re.
Mendohet Schloz të bëjë betimin muajin e ardhshëm. Scholz do të marrë më në fund drejtimin e vetëm të qeverisë gjermane, teksa pritet të përballet me krizën e koronavirusit, por edhe kriza të tjera si ajo me emigrantët në Bjellorusi, si dhe konflikti mes Ukrainës e Rusisë.