“Përballemi me forca që kërcënojnë themelet e Evropës”, Rama: Sot ëndrra e paqes është zëvendësuar nga makthi i luftës

Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane janë mbedhur sot për një samit njëditor në kryeqytetin e Shqipërisë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës.
Në samit, i cili mbahet nën moton: “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”, do të diskutohet edhe për mënyrat për ta përmirësuar konkurrueshmërinë e kontinentit dhe për të përballuar emigracionin e paautorizuar.
I pari që mori fjalën ishte mikpritësi i këtij Samiti, lideri i qeverisë shqiptare Edi Rama. Kryeministri Edi Rama u shpreh se Evropa po përballet sot me sfida ekzistenciale që rrezikojnë vetë themelet e saj.
“Ëndrra e paqes është zëvendësuar nga makthi i luftës,” tha ai, duke theksuar rëndësinë e kthimit te vlerat themelore të iluminizmit dhe humanizmit evropian. Rama solli në vëmendje historinë e dhimbshme të Ballkanit dhe nënvizoi se besimi më i fortë në projektin evropian jeton pikërisht në Tiranë dhe Podgoricë.
Rama: Evropa është mbledhur këtu sot. Ëndrra e paqes është zëvendësuar nga makthi i luftës, në vend të këmbanave të paqes dëgjojmë këmbanat e luftës. Përballemi me forca që kërcënojnë themelet e Evropës. Besoj se nuk ka moment më të mirë se sa ky për të na kujtuar se nuk duhet të harrojmë Evropën e ilumizmit, të përpjekjes për një paqe jo vetëm mes vetes por edhe me armiqtë tanë. Tregtia e lirë është thelbësore për mendje të lira. Ishte ajo Evropë që na mësoi se në mes të konfliketev më të tmerrshme duhet të kemi besim te humanizmi i armiqve tanë, në të kundërt kur armiqësitë degjenerojnë në luftë shfarosjesje e gjithë drejtësia shkatërrohet dhe paqja e përhershme bëhet varreza e njerëzimit. Këtu në Ballkan i kemi mbijetuar luftës, bombave, shkatërrimit dhe rrënimit. Ka ndodhur gjatë jetës sonë, jo në ndonjë dokumentar. E kemi mësuar se paqja nuk ka konkurrent. Euro-opotimisti më i madh mes të gjithëve ne jeton në Tiranë dhe Podgoricë ku besimi në BE i ka rrënjët thellë. Një politikë e cila e sheh Evropën jo si një fortesë për tu mbrojtur, por si një e ardhme për ta ndërtuar. Për ta bërë këtë duhet të investojmë te zemrat dhe mendjet që do të mbartin me vete fatin e Evropës./vizionplus.tv