Perballja ne Bruksel. Prishtina dy rezoluta ne Kuvend

Kuvendi i Kosovës që nga ora 10:00 e mëngjesit ka nisur debatin për bisedimet me Serbinë i cili ka nxjerr në pah dallimet e mëdha në mes të Qeverisës ë Kosovës e cila po përkrah bisedimet që do të nisin të martën dhe opozitës e cila po kundërshton fillimin e tyre pa një agjendë të qartë për temat të cilat do të jenë pjesë e bisedimeve.
Para deputetëve janë paraqitur dy draft rezoluta, një e hartuar nga PDK e cila mbështetë fillimin e bisedimeve dhe një e përpiluar nga Vetëvendosja e cila kundërshton bisedimet me Serbinë para se ajo ta njoh pavarësinë. Para deputetëve Kryeministri Hashim Thaçi tha se bisedimet me Serbinë janë të domosdoshme për proceset integruese evropiane por edhe për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian.
Thaçi ka kërkuar përkrahjen e Kuvendit para fillimit zyrtar të bisedimeve duke garantuar se ato do të jenë vetëm teknike me qëllimin e vetëm - normalizimin e raporteve ndërshtetërore Kosovë-Serbi. Grupi Parlamentar i PDK-së ka mbështetur Thaçin dhe ka propozuar një draft-rezolutë me të cilën përcaktohet korniza e bisedimeve. Por bisedimet janë kundërshtuar fuqishëm nga tri partitë opozitare, LDK, Vetëvendosja dhe AAK sipas të cilave ato tani janë vetëm në interes të Serbisë që ajo të marrë statusin e vendit kandidat për t’u bërë pjesë e BE-së.
LDK i ka propozuar Kuvendit që të kërkojë nga Qeveria një platformë të qartë të pritjeve dhe bisedimeve. Sipas LDK-së, një ambient i nevojshëm për fillimin e këtyre bisedimeve, nënkupton tërheqjen e strukturave paralele. “Nëse BE-ja kërkon që Kosova të ulet në tavolinën e bisedimeve, atëherë duhet të ofrojë kushte të njëjta edhe për Kosovën, ashtu edhe si për Serbinë”, ka thënë shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri.
Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur një draft rezolutë tjetër nga ajo e prezantuar prej Grupit Parlamentar të PDK-së.Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti në paraqitjen e tij para deputetëve tha se ka agjendë për këto bisedime, mirëpo kjo nuk po tregohet nga qeveria. Ai tha se bisedimet po bëhen vetëm në favor të kryeministrit Hashim Thaçi, për të ruajtur pushtetin. Kreu i Vetëvendosjes shtoi se para se të bisedohet me Serbinë, duhet të fillohet dialogu me Shqipërinë dhe bashkërendimi i shumë çështje me shtetin shqiptar, në mënyrë që të ketë një unifikim të faktorit shqiptar në Ballkan. AAK, ndërkaq tha se Kosova nuk është e përgatitur që të hyjë në një proces të tillë të bisedimeve.
Bul Salihu