E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përcaktohen sfidat e Play Off-it dhe Out-it në Kategorinë e Parë

Është mbyllur zyrtarisht sezoni i rregullt në Kategorinë e Parë, që ka dhënë verdiktet madhore të sezonit 2024-2025: Vora dhe Flamurtari ngjiten në Abissnet Superiore, ndërsa Valbona dhe Erzeni kanë rënë në Kategorinë e Dytë.

Por kampionati nuk ka përfunduar akoma për skuadrat që mund të arrijnë objektivat sezonal përmes ndeshjeve shtesë të Play Off-it dhe Play Out-it.

Katër skuadrat e renditura nga vendi i 3-të e deri në vendin e 6-të do të përballen me njëra-tjetrën në Play Off për të përzgjedhur skuadrën që më pas do të luajë finalen me skuadrën e renditur në vendin e tetë në kategorinë “Abissnet Superiore”.

Besa-Apolonia dhe Burreli-Pogradeci janë dy çiftet që do të përballen më 24 prill me dy fitueset e këtyre sfidave që do të duelojnë për të një vend në finalen e Play Off-it të Kategorisë së Parë.

Kukësi dhe Kastrioti janë dy ekipet që Play Out që do të luhen gjithashtu fundjavën e ardhshme. Kukësi përballet me Orikun dhe Kastrioti luan ndaj Luzit. Skuadrat që triumfojnë në këto dy finale sigurojnë të drejtën për të marrë pjesë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›