E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përçarja në partinë e Metës, Tedi Blushi përzë Braimllarin nga protesta para bashkisë

Përcarja e thellë brenda Partisë së Lirisë është reflektuar hapur edhe në protestën e organizuar para Bashkisë së Tiranës.

Këshilltari Tedi Blushi i cili është emëruar Sekretar I Përgjithshëm nga Meta ka përzënë nga protesta Endrit Brahimllarin, I cili u detyrua nga Meta të japë dorëheqjen si nënkryetar Partie.

Edhe pse të dy janë këshilltarë, Blushi ka shmangur tërësisht Brahimllarin duke e larguar.

Më herët Brahimllari ka deklaruar se Tedi Blushi dhe pjesëtarë të tjerë të PL-së ka hedhur baltë mbi të në strukturat e partisë.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›