Percillen ne banesen e fundit vjehrri, dhendri dhe djali
Tirane- Te afermit e familjes Gjoni kane percjelle ne banese te fundit te moshuarin Azbi Gjoni, 79-vjec dhe nipin e tyre, Kleviz Zaimi, 16-vjec. Nderkohe qe Petrit Zaimi, autori i vrasjes qw pas krimit vrau veten, eshte percjelle ne banesen e fundit nga te afermit e tij. Ceremonia mortore eshte kryer me vete nga te afermit e tyre. Nderkohe qe ne spitalin "Nene Tereza", qendron ne gjendje te rene shendetesore e moshuara Nadire Gjoni, 65-vjece. Policia e kryeqytetit eshte duke hetuar ne lidhje me kete ngjarje, nderkohe qe eshte e pamundur qe te merret ne pyetje e moshuara per arsye te gjendje se rende shendetesore. Vrasja e trefishte ndodhi dy dite me pare ne rrugen "Selaudin Zorba", ne Tirane, mbrapa Fakultetit te Mjekesise, ne banesen e familjes Gjoni. Petriti, i cili nuk e duroi dot divorcin me gruan e tij, Brunilda, pas 20 viteve martese, shkaktoi dy dite me pare nje masaker te vertete, duke vrare jo vetem vjehrrin dhe plagosur rende vjehrren, por edhe djalin dhe me pas veten. Bashkeshortet Gjoni e kishin ftuar ish-dhendrin e tyre per te drekuar prane familjes, me qellim dhenien e ndonje ndihme pas divorcit, duke qene se edhe nipi i tyre jetonte me te pas divorcit. Mesohet se vete bashkeshortja e tij i kishte kerkuar divorcin, ndersa vete jetonte ne Greqi se bashku me vajzen e tyre.
R. Caushaj
R. Caushaj