E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përcillet Bushati, miqtë: Ulargua busulla e Shkodrës

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } SHKODËR - Artan Bushati është përcjellë nga miqtë dhe të afërmit dje në banesën e fundit në qytetin e tij të lindjes ku hodhi hapat e parë të një karrierë që do të mbetet gjatë në memorien të gjithë shqiptarëve, por jo vetëm si futbollist, por edhe si trajner i zoti dhe me përkushtim. Profesor Bushati është përcjellë me lot dhe hidhërim në banesën e fundit duke regjistruar një tjetër humbje të madhe për futbollin tonë pas Zhegës dhe Zijait.

Në ceremoninë e lamtumirës ishin të pranishëm shumë miq dhe shokë të Bushatit me  të cilët kishte kaluar momentet më të bukura në jetë. Mes tyre futbollistët e Vllaznisë, Rragami, por edhe presidenti i FSHF, Duka, deputeti i LSI, Petrit Vasili, Agron Cela dhe shumë të tjerë. Në fjalën e tij Duka u shpreh se”Me dhimbje të thellë i japim lamtumirën mikut tonë, Tani ishte një futbollist, trajner dhe mbi të gjitha një njeri shumë i mirë.

Tanin e kam pasur shok më shumë se marrëdhënia me futbollin. Kjo është një humbje e madhe për futbollin tonë” deklaroi ai. Rragami me hidhërim dhe lot në sy teksa fliste për Bushatin u tha se” Tani ishte busulla e Shkodrës në futboll, ai na ka drejtuar, kemi marrë shumë prej tij, e kam pasur shok dhe vëlla. Ishte një njeri i mrekullueshëm”. Ngushëllimet për familjen për largimin e njeriut të tyre të dashur kanë bërë edhe Petrit Vasili i LSI, pasi Bushati ishte në listat e kësaj parti në zgjedhjet e fundit.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›