E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perdhunimi i 9-vjecares arrestohet si autor 49-vjecari

22/09/2010Nje varg arrestimesh te pabaza nga policia lirohet 19-vjecari i akuzuar

LUSHNJE- Gabimet policore cojne ne varg arrestimesh per te njejten veper penale. Nje tjeter arrestim eshte bere per perdhunimin e 9-vjecares nga fshati Kolonje i Lushnjes ne muajin qershor te ketij viti nderkohe qe dy te tjere te arrestuar me pare jane lene te lire. Bardhyl Dervishi 42 vjec nga fshati Kolonje i Lushnjes ka rene ne prangat e policise se Vlores pasi Prokuroria e Vlores seksioni i te miturve kishte nxjerr nje urdher arresti ne te cilen e akuzonte per autoresi te perdhunimit te 9-vjecares M. SH. Ne te vertete u deshen me shume se dy muaj e gjysme qe te vihej ne pranga autori i vertete i ngjarjes se bujshme qe tronditi gjithe opinionin publik.

Arrestimi

Sipas burimeve zyrtare te policise se Lushnjes pas hetimeve te njepasnjeshme ne bashkepunim me organet e Prokurorise se Vlores dhe te Lushnjes u arrit qe te identifikohej autori i vertete i kesaj ngjarjeje. Policia lushnjare konfirmon se edhe 19-vjecari Fatbardh Hoxhaj i arrestuar si autor i ngjarjes ishte lene i lire nga Gjykata e Apelit duke u shpallur i pafajshem. Me 28 qershor te vitit 2010 ne fshatin Ardenice te Lushnjes u perdhunua nje 9-vjecare e cila pas shoqerimit ne spital dhe marrjes ne pyetje ne prani te psikologut rrefeu ngjarjen duke iu referuar te dhenave te cilat cuan ne kapjen e dy personave njeri pas tjetrit. Vetem nje dite pas ngjarjes ne pranga u vu nje endacak 42-vjecar me inicialet S.K. nga fshati Barbunje i rrethit te Lushnjes. Me 2 korrik ky i fundit u la i lire dhe ne pranga u vu nje i ri nga fshati dhe ishte pikerisht Fatbardh Hoxha. Ishin te shumte reagimet e familjareve per kete arrestim te padrejte sipas tyre ndersa edhe banoret e fshatit ndermoren protesta per te vertetuar pafajesine e te riut ne lidhje me perdhunimin. Tre dite pas arrestimit i riu Hoxha u la ne burg pa afat duke u shpallur fajtor per nje veper penale te cilen ai kembengulte qe nuk e kishte kryer. Grumbullimi i materialeve hetimore do te bente qe per te te mos kishte prova derisa edhe Gjykata e Apelit e la te lire duke e shpallur jo fajtor. Do te duheshin arrestime te gabuara dhe shqetesimet e dhjetera familjareve te pafajshem qe me ne fund te gjendej fajtori. Nderkohe qytetaret lushnjare vijojne ta shohin edhe kete arrestim me medyshje nese eshte fajtori i vertete apo show i radhes se efektiveve blu.

Ngjarja

Ngjarja teper e rende ka ndodhur ne rrethin e Lushnjes. Nje 9-vjecare ka rene pre e nje perdhunimi dyshohet nga personi i arrestuar se fundmi. Viktima banuese ne fshatin Kolonje te Lushnjes eshte perdhunuar pasditen e 28 qershorit te ketij viti nga nje person i paidentifikuar nga policia. M. SH eshte vogelushja e cila sipas policise ka qene ne afersi te baneses se gjysherve ne Kolonje te Lushnjes kur nje person e ka marre forcerisht. Mesohet se e mitura pas perdhunimit ka qene ne gjendje te rende shendetesore nderkohe qe versioni i policise konfirmoi se vajza pasi ka dale nga banesa e saj eshte marre me force nga 42-vjecari Bardhyl D. i cili me pas e ka cuar ne pyllin e Ardenices te rrethit Lushnje dhe ka kryer marredhenie seksuale me te. Vajza ka dale nga shtepia rreth ores 12 dhe eshte kthyer ne shtepi rreth ores 16. Pas kesaj vajza eshte gjetur ne rruge nga nje banore i fshatit i cili ka bere menjehere shoqerimin e vajzes ne polici. Kjo e fundit ka nisur vogelushen ne spitalin e qytetit te Lushnjes ku nga mjeket eshte vertetuar edhe rasti i perdhunimit. Vajza pasi ka marre ndihmen e pare mjekesore prane spitalit te Lushnjes eshte shoqeruar per ndihme mjekesore me te specializuar prane QSUT-se ne Tirane. Gjyshja e ka nisur vajzen per ne dyqan dhe me pas nuk eshte kthyer per me shume se 3 ore. U nis per ne dyqan dhe u vonua. Nuk e dinim ku ishte por menduam se po luante me shoqet prandaj nuk e kerkuam. Vetem kur na erdhi nje fqinj i fshatit bashke me vajzen e cila po qante. Ajo me tha qe nje burre e kishte marre prej dore dhe i kishte dhene 4 mije leke te vjetra. Me pas ai i ka thene te shkonin bashke deri ne nje vend prane kodrave te fshatit pasi ai nuk e njihte mire kete vend. Sapo vajza eshte ngjitur me te mbi rrugen e fshatit personi qe vajza nuk e njihte e kishte terhequr me dhune duke e cuar ne pyllin e Ardenices prane kodrines dhe me pas kishte kryer me te marredhenie seksuale ka vijuar Gona gjyshja e vajzes. Nderkohe kjo e fundit ka deklaruar se ne trup i ka gjetur shenja te dukshme dhune. Pas kesaj edhe gjyshja me gjyshin i jane drejtuar policise. Nderkohe vogelushja kishte rreth nje vit qe jetonte tek gjysherit bashke me motren tjeter dhe vellain te cilet jane me te vegjel se ajo. Dy prinderit e vajes jetojne ne Greqi prej vitesh ndersa femijet vazhdonin shkollen tek gjysherit. Familja Sholla jeton ne kushte te mjerueshme ekonomike. Jetesen e sigurojne vetem me te ardhurat qe dergojne rralle here prinderit e tre femijeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›