E Martë, 3 Nëntor 2026

Përdorte jahtin pa licencë për turizëm në Karaburun, bllokohet mjeti, gjobitet pronari

Policia kufitare e Vlorës ka bllokuar një jaht, i cili nuk ishte i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm dhe licencën për të zhvilluar aktivitete në zonat turistike të bregdetit.

Jahti përdorej për qëllime turistike në Karaburun për transportin e turistëve, ndërsa u bllokua nga efektivët në vendin e quajtur “Zhapovel”.

Për rastin u gjobit edhe pronari i mjetit lundrues me 100 mijë lekë, pasi rezultoi se nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar, për të ushtruar aktivitetin me mjetin lundrues jaht.

Gjatë momentit të bllokimit të jahtit, në bordin e tij ishin 10 turistë të huaj.

Policia kufitare bën thirrje se në kuadër të një sezoni të sigurt do të bllokohen të gjitha mjetet lundruese që nuk kanë dokumentacionin e nevojshëm për zhvillimin e aktivitetit turistik.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›