E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përdorte lavazhin për të shitur kokainë, në pranga 32-vjeçari në Mat

Një 32-vjeçar nga Burreli u arrestua nga policia, pasi përdorte një lavazh të marrë me qira për të shpërndarë lëndë narkotike të llojit kanabis dhe kokainë.

Pas informacioneve se në një lavazh në unazën e qytetit shpërndaheshin lëndë narkotike, Forcat e Policisë zbarkuan në vendngjarje dhe zbuluan sasi kanabisi gati për paketim, doza kokaine, targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, që dyshohet se 32-vjeçari i arrestuar i përdorte për të kryer veprimtarinë kriminale duke i vendosur në mjete të ndryshme.

Ndërkohë u gjetën edhe fishekë për armë gjahu, si dhe një pushkë sportive që i përkiste pronarit të lavazhit. Bashkë me 32-vjeçarin u vu në pranga dhe një punonjës në këtë lavazh.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›