Perëndimi i diellit në Durrës, Rama ndan fotot

TIRANË, 10 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau foto nga Durrësi, ndërsa dielli ende po ngroh detin Adriatik, edhe pse jemi gati në mesin e muajit nëntor.
Qyteti i Durrësit ofron plazhet më të populluara në vend, por ofron gjithashtu edhe turizmin kulturor e historik.
Qyteti ka trashëguar sot shumë monumente dhe vlera historike të së kaluarës, qendra historike dhe arkeologjike si Amfiteatri, Kulla Veneciane, Rrethoja Bizantine, Hamami, muri rrethues i Kalasë, etj.
Një ndikim të rëndësishëm Durrësi ka edhe në zhvillimin ekonomik të vendit për shkak se është qyteti më i madh portual në vend.
1 nga 4/r.e/