Perez: Dua presion mbi Barcelonën

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bërë thirrje që skuadra e tij të bëjë presion mbi Barcelonën. Në një takim me gazetarë, Perez tha se skuadra nuk duhet të dorëzohet deri në fund.
"Ne duhet të vëmë presion së më shumë mbi Barcelonën. Duhet të jemi këmbëngulës, pavarësisht se kemi 13 pikë më pak. Ne duhet të luftojmë deri në fund për titull sepse asgjë nuk është e pamundur. Lojtarët na kanë dhënë një premtim se nuk duhet të dorëzohen deri në fund për titull" deklaroj Perez./Indeksonline/