Përfaqësuesi i OVL-së së UÇK-së kërkon largimin e EULEX-it nga Kosova

Përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta vazhdojnë të kundërshtojnë arrestimet e fundit të bëra nga EULEX-i. Ata madje kërkojnë largimin e menjëhershëm të këtij Misioni. Por me këtë nuk pajtohen disa analistë politik.Debat i ashpër është zhvilluar ne studion e Rubikonit në KTV-së deri sa është diskutuar për arrestimet e fundit të krerëve të UÇK-së, të njohur si “Grupi i Drenicës”
Përfaqësuesi i OVL-së së UÇK-së, Xhavit Jashari ka kërkuar që EULEX-I të shkoj nga Kosova ngase sipas tij, po e njollos luftën e UÇK-së.
Më këtë nuk është pajtuar analisti Shkelzen Gashi i cili ka thënë se gjyqtaret vendor nuk do të mund të zbardhnin ata që vranë civilet.
Sipas tij askush nuk do të mund të gjykonte komandantet e luftës.
Gashi ka potencuar madje se kjo nuk ka të bëjë me pastërtin e luftës por për krimet individual të individëve, e të cilët sipas tij duhet patjetër të gjykohen.
Ndërkaq avokati i ambasadorit Sylejman Selimi, Tomë Gashi ka thënë se as ai nuk mohon se ka mundur të këtë vrasje apo incidente gjatë luftë, por që ato asesi nuk mund të quhen krime lufte.
Deri sa për Xhavit Jashari me arrestimet e fundit janë prekur strukturat e shtetit, për këtë nuk është pajtuar analisti politik, Fadil Lepaj i cili ka thënë se e gjithë rrëmuja është krijuarë për faktin se janë arrestuar njerëzit e afërt më pushtetin.
Madje sipas tij nëse e duam Evropa duhet larguar nga pushteti njerëzit që kanë qëllime të qëndroj përjetësisht në pushte./Indeksonline/