Përfaqësuesit evropianë përballë dilemës: T’i japin Ukrainës fondet e bllokuara ruse?
Përfaqësuesit evropian janë akoma duke diskutuar opsionet për përdorimin e fondeve të ngrira ruse për ndihma për Ukrainën dhe pse dërgesa e fondeve do përbënte një precedent të keq për politikën ndërkombëtare.
Vitin e shkuar aleatët e Ukrainës në luftën kundër Rusisë, kanë ngrirë rreth 280 bilion euro. 17 bilionë euro të ngrira nga Euroclear janë vetëm nga individë rusë. Të ardhurat totale që mëndohet të jenë bllokuar kanë gjeneruar rreth 734 milionë euro.
Sipas Financial Times, Bashkimi Europian po eksploron mënyra sesi të kalojë të ardhurat e gjeneruara nga fondet e bllokuara ruse drejtë Ukrainës. Kjo është një procedurë në linjë më propozimin e Komisionit Europian për bllokimin dhe menaxhimin e aseteve ruse.
Ligjshmëria e këtij vendimi nuk është e qartë dhe do kërkonte qe BE-ja të injoronte disa prej principeve bazë të sistemit të saj ligjor, si respektimi i traktateve ndërkombëtare për mbrojtjen e investimeve ndërkufitare.
Një problem tjetër që ngrihet është se fondet e bllokuara s’i takojnë Presidentit Putin por bashkëpunëtorëve të tij.
Paqja në Ukrainë, dhe pse do dojë kohë, s’mund të ndalojë rikthimin e investimeve dhe të ardhurave të konfiskuara rusëve.
Të ardhurat e fondeve të konfiskuara jane të pakta në krahasim me atë që BE mund t’i paguajë Ukrainës këtë vit, që shkojnë në 18 bilion euro në krahasim me 734 milion të ardhura nga fondet e konfiskuara.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
