E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfaqesuesja shqiptare e 19-vjecareve mund 3-0 Moldavine

Nuk ishte ndeshje zyrtare, por sidoqoftë fitorja mbetet fitore.
Përfaqësuesja shqiptare e 19-vjeçarëve mundi 3-0 moshatarët nga Moldova, në një takim përgatitor luajtur në “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Foto Strakosha, pati epërsi të plotë megjithë përpjekjet e skuadrës mike. Dy prej golave u shënuan në pjesën e parë dhe me të njëjtin autor, Ademin. Kjo bëri që pjesa e dytë të ishte më e lehtë dhe lojtarët kuqezinj të luanin më të shpenguar. Shpejt erdhi goli i tretë realizuar nga Çekiçi. 19-vjeçarët shqiptarë përgatiten për eleminatoret e kampionatit europian, ndërsa ndodhen në grupin 6 së bashku me Greqinë, Sllovakinë dhe Bullgarinë. Takimet do të luhen në datat nga 6 deri në 19 nëntor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›