E Martë, 3 Nëntor 2026

Përfitime financiare për fermerët, gati 1.8 mld lekë deri në fund të vitit 2023

Fermerët shqiptarë duhet të nxitojnë të aplikojnë për të përfituar subvencion për naftën dhe blegtorinë. Janë më shumë se 1,8 miliardë lekë, të buxhetit 2023 që i shtohen buxhetit ekzistues në zërin subvencione për bujqësinë.

“Me anë të këtyre parave mbulohen të gjitha kërkesat e fermerëve që kanë aplikuar deri tani. 1 miliard është dedikuar për skemën e naftës, për gjithë puimet e mekanizuara në fermë, dhe 800 milionë përmbledh të gjitha kërkesat e vlegtorëve dhe njëkohësisht hallkat e tjera të skemës kombëtare të mbështetjes. Të gjithë fermerët aplikantë do të marrin mbështetje,” tha Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Pavarësisht se fondet për Ministrinë e Bujqësisë nga buxheti i shtetit në 3 vitet e ardhshme janë në rënie, numri i fermerët që përfitojnë grante nga Skemat Kombëtare në bujqësi parashikohet që të rritet.

“Është një lajm shumë i mirë që përfundimisht vendoset një standard ‘të gjithë ata që aplikojnë, të gjithë fitojnë’. Hiqen ato limitet dhe vijat e kuqe që kanë qenë, dhe një sërë pasojash që sillnin këto te skema kombëtare që kemi përdorur deri më sot. Nëse do të zbatohet si praktikë dhe do të vazhdojë kështu siç është, atëherë do të kemi sukses në të gjithë procesin e rimbursimit të fondeve nga skema kombëtare,” shprehet Agim Rrapaj, president i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar.

Referuar programit buxhetor afatmesëm 2023–2025, planifikohet shtimi i numrit të përfituesve nga Skemat Kombëtare në bujqësi nga 4.800 përfitues në vitin 2022, 5 mijë përfitues në vitin 2023, 5.500 përfitues në vitin 2024 dhe 6 mijë përfitues në vitin 2025.

Skemat financiare të mbështetjes bujqësore janë mirëpritur edhe nga fermerët dhe përfaqësuesit e tyre.

Nga Skema e Subvencionit të naftës për bujqësinë përfituan disa mijëra fermerë, ndërsa deri në vitin 2025 do të përfitojnë edhe 18.500 përfitues.

Kjo skemë është një mekanizëm i rëndësishëm për uljen e kostove të fermerëve në bujqësi, nxitjen për mbjellje si dhe formalizimin e tyre, si e vetmja formë për të qenë përftues.

Pavarësisht se fondet për Ministrinë e Bujqësisë nga buxheti i shtetit në 3 vitet e ardhshme janë në rënie, numri i fermerët që përfitojnë grante nga Skemat Kombëtare në bujqësi parashikohet që të rritet.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›