Perfiton Shqiperia TAP projekti fitues

Gazsjellësi Trans-Adriatik “TAP” është projekti i përzgjedhur nga konsorciumi “Shah Deniz” që zotëron fushat gazmbajtëse të Azerbajxhanit.
Sipas gazetës greke “Kathemirini”, konsorciumi “Shah Deniz” ka vendosur të përzgjedhë si projektin më të mirë i cili do të çojë në Europë gazin natyror të Azerbajxhanit. Po sipas kësaj gazete, aksioneri më i madh i konsorciumit “Shah Deniz” ka njoftuar për këtë vendim kryeministrin grek, Andonis Samaras në takimin që ka patur me të mesditën e së mërkurës në Athinë. Greqia, Shqipëria dhe Italia mbështetën këtë projekt që në fillimet e tij. TAP është i vetmi projekt që prek territorin e vendit tonë dhe sipas përitshmërisë ndërtimi i tij do të sjellë miliarde lekë investime si dhe mijëra vende të reja pune. Në garën për transportin e gazit në Europë ishin 3 projekte, TAP, Nabuko dhe South Stream. Dy të fundit shmangnin Shqipërinë dhe Italinë. / Top Channel