E Shtunë, 31 Tetor 2026

Performanca teatrale Mbreti i cmendur ne kinemane e Akademise Marubi

Është projektuar në Akademinë “Marubi” përformancë tetarale mjaft interesante “Mbreti i çmendur”. Kjo shfaje ka bërë bashkë një numër të madh artistësh. Në këtë projekt eksperimentohet nëpërmjet poezisë, teatrit të hijeve, projeksioneve kinematografike, muzikës dhe kërcimit. Ideja kryesore është që të prezantohen histori që janë të “jashtëzakonshme” për këdo. Gjithmonë vihen në pyetje vlerat me të cilat jetojmë, të eksplorohen dhe të kuptohen ndryshimet, keqkuptimet, transformimet dhe ndarja e këtyre vlerave. Kështu gjendemi përballë situatave që vetë ne i krijojmë e që shpesh janë komike, argëtuese, po aq sa edhe dramatike. Janë histori që u referohen vështirësive tona në një kohë që tema mund të jetë e ndryshme.
Kolektivi i rrugës “Z” ose siç njihet ndryshe “Le roi Fou” shkon një me percptimet e këtij emërtimi me teatrin që do. Ekipi drejtohet nga Marsel Moriz, i cili e ndjek publikun dhe atje ku nuk pritet të shkoj, nuk ka vetëm idenë, por edhe metaforën në performancën teatrale Mbreti i çmendur, ku hijet marrin jetë dhe bëhen autor i shfaqjes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›