E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përfshihen nga flakët gjatë natës dy automjete në Shkodër

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

Zjarri ka rënë në 2 automjete, tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale. Automjetet ishin në pronësi të Sabaudin Hoxhës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›