E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët apartamenti në Ballsh

Një apartament në katin e parë të një pallati në lagjen “5 Shkurti” në Ballshi, është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, teksa  kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar zjarrfikësen, pasi panë që nga banesa po dilte tym.

Sipas burimeve paraprake, shkak i zjarrit është bërë kaloriferi që pronarët e shtëpisë e kishin harruar ndezur.

Forcat zjarrfikëse të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje, bënë  të mundur hapjen e derës së apartamentit dhe largimin e pajisjes që po digjej.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur edhe Policia ndërsa fatmirësisht flakët nuk u përhapën në të gjithë banesën./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›