E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët banesa në Burrel, humb jetën 41-vjeçarja

Një 4- vjeçare humbi jetën këtë të hënë në Burrel, pasi shtëpia e saj u përfshi nga  zjarri.  Fetie Cani e cila ishte e paralizuar u bllokua brenda banesës që u përfshi nga flakët të cilat u përhapën shumë shpejt.

Ngjarja ndodhi në zonën pranë gjykatës se Matit. Zjarri nisi rreth orës 10, kur 41 vjeçarja e paralizuar ndodhej në banesë me nënën e saj.

Për shkak të flakëve dhe tymit, vetëm nëna ka arritur të largohet, ndërsa Fetie Cani humbi jetën.

Në vendin e ngjarjes shkoi shërbimi zjarrfikës i Matit, por shpëtimi i gruas ishte i pamundur

Dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qene një shkëndijë elektrike. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›