E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, panik te banorët e pallatit

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, shtëllunga të dendura tymi kanë dalë nga apartamenti, duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë pallatin dhe duke shkaktuar panik te banorët.

Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur persona brenda në banesë, çka ka shmangur pasoja në njerëz.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Priten hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›