E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen 10 të qytetit të Korçës.

Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kondicionerin e banesës, duke u përhapur më pas në të gjitha ambientet e saj.

Dy mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të lokalizuar dhe vënë flakët në kontroll.

Familjarët kanë dalë të palënduar nga banesa, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›