Përfshihet nga flakët hambari në Devoll, dëme të shumta materiale

Përfshihet nga flakët një hambar ku mbahen zahiretë e dimrit në Devoll. Dëme të shumta materiale, nga pamjet duket që është djegur e gjithë kasollja.
Fatmirësisht nuk ka rrezik për banesën ngjitur, dhe as dëme në njerëz.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ziçisht. Zjarrfikësja ka mbërriturnë vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen totale të flakëve.
Devoll/Informacion paraprak
Më datë 04.01.2023, rreth orës 18:45, në fshatin Ziçisht, Devoll, ka rënë zjarr në kasollen me bazë ushqimore për bagëtitë, në pronësi të shtetasit P. L. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të ketë rënë aksidentalisht.