E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët magazina në Shkozet

Një zjarr ka rënë këtë pasdite e kësaj të enjte në një magazinë në zonën e Shkozetit.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre.

Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar apo për shkaqet e zjarrit.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe pritet të zbardhin rrethanat e plota të incidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›