E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët makina në qendër të Fierit

Një automjet është përfshirë nga flakët sot në qendër të qytetit të Fierit. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Akoma nuk ka informacion për persona të lënduar apo shkaqet që çuan në përfshirjen e automjetit nga flakët. Autoritetet lokale po vijojnë hetimet për të sqaruar ngjarjen.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›