E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët ndërtesa nëntëkatëshe në Londër, rreth 100 zjarrfikës të angazhuar për të shuar zjarrin

Londër- Një ndërtesë nëntëkatëshe në ‘White City’, në Londër është përfshirë nga flakët. Të paktë 15 automjete zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes, dhe rreth 100 zjarrfikës u angazhuar për të shuar flakët. Zjarri ishte përhapur në katet e sipërme të ndërtesës.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, ndërtesa është qendra e vjetër televizive e BBC-së e cila ishte selia e organizatës deri në vitin 2013. Autoritetet menjëherë mbyllën rrugët përreth dhe u bënë thirrje qytetarëve që të shmangnin zonën deri sa situata të ishte nën kontroll.

/abcnews.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›