E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët një banesë dykatëshe në Fiershegan, dyshohet se zjarri u shkaktua nga kondicioneri

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Fiershegan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, shtëpia është në pronësi të Qani Muratit. Dyshohet se zjarri ka nisur nga një kondicioner në katin e parë, i cili ka shpërthyer në flakë. Më pas, zjarri është përhapur me shpejtësi edhe në katin e dytë të banesës.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit, si edhe për zbardhjen e rrethanave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›