E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Postribë, humb jetën nëna me dy fëmijët e mitur

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Domen, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës.

Policia e Shkodrës njoftoi se rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.

Sipas policisë, nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›