E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Allias, shpëtojnë mrekullisht nëna dhe dy fëmijët e mitur

Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet (28 Nëntor), ku për mrekulli kanë shpëtuar vetëm me lëndime të lehta nëna dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Ngjarja është shënuar në zonën e Alliasit.

Policia e Tiranës bëri me dije se ka rënë zjarr në banesën e shtetases D. R., dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë, (me djegie të lehta në dorë), 2 fëmijët e saj të mitur.

“Po punohet për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit”, bëri me dije policia.

Ngjarja po hetohet për të zbuluar edhe shkaqet, me anë të ekspertëve piroteknikë dhe të zjarrfikëse.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›