E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përfshirja në aksidente e motomjeteve elektrike – Ekspertët rekomandojnë ndryshime të Kodit Rrugor

Avokati dhe eksperti i sigurisë rrugore thekson domosdoshmërinë e shumëfishimit të masave administrative për shkeljet që kryhen nga drejtuesit e këtyre motomjeteve, por edhe automjeteve të tjera, ku thotë se po ashtu duhet të zbatohet heqja e pikëve në leje drejtimi për çdo shkelje të kryer.

“Greqia ka vendosur gjoba të ndryshme dhe kërkohet një studim që të njohim se cilat janë pikat tona nevralgjike që na shkaktojnë ne aksidente dhe atje duhet të ketë gjoba me shifra marramendëse”, u shpreh eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha.

Gjatë këtij viti, monopatinat dhe biçikletat janë përfshirë në rreth 7% të aksidenteve rrugore.

Shpejtësia e lartë, mungesa e kontrollit dhe mosrespektimi i Kodit Rrugor nga drejtuesit janë disa nga arsyet kryesore që i kanë kthyer këto mjete në një shqetësim serioz.

Në shumë raste, monopatinat lëvizin me shpejtësi 30 deri në 50 km/h, duke tejkaluar kufirin prej 25 km/h që u lejohet, pasi klasifikohen si mjete të lehta.

Deri tani efektivët blu kanë vendosur mbi 600 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve me pedale apo elektrike.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›